Nov 17, 2019 15:12 Europe/Tirane
  • Vritet një i ri palestinez në Kodsin e shenjtë

Në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar, është vrarë një i ri palestinez duke u qëlluar me plumb nga forcat sioniste

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e diele gjatë sulmit të tyre në Tulkaram kanë hapur zjarr në drejtim të palestinezëve dhe kanë qëlluar të riun palestinez. Forcat sionist në Tulkaram gjithashtu kanë plagosur edhe një qytetar tjetër palestinez.

Gjatë sulmeve të disa ditëve të kaluara të forcave ushtarake të regjimit sionist në Rripin e Gazës gjithashtu janë vrarë 34 palestinezë në mesin e tyre 3 fëmijë dhe një grua dhe mbi 110 persona të tjerë janë plagosur. 

Vlen të theksohet se forcat ushtarake të regjimit sionist për t'i realizuar qëllimet e tyre pushtuese për çdo ditë po sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe gjatë këtyre sulmeve po vrasin, plagosin ose arrestojnë palestinezët.

 

Tags

Komente