Nov 18, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Irak: Ligji i ri i zgjedhjeve i dërgohet parlamentit

Saad Hadithi, zëdhënësi i zyrës informative të kryeministrisë irakiane njoftoi se projekt-ligji i ri i zgjedhjeve i është dërguar parlamentit.

Saad Hadithi, njoftoi se një nga pikat e ndryshimit të ligjit është se mosha për pjesëmarrje në zgjedhje duhet të jetë 25 vjeç e sipër dhe personi të mos ketë poste drejtuese dhe shtetërore. Zëdhënësi i zyrës informative të kryeministrisë deklaroi se numri i deputetëve në parlament duhet të jetë 251 persona. Reformat në ligjin për zgjedhje ishin pjesë e kërkesave të protestuesve në qytete të ndryshme të Irakut, ku populli është ngritur kundër uljes së shërbimeve publike, mungesës së vendeve të punës dhe kundër korrupsionit. Sipas raporteve të ndryshme protestat e organizuara në Irak nuk ishin të organizuara nga populli por nga të huajt.

 

 

Tags

Komente