Nov 20, 2019 20:24 Europe/Tirane
  • Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan

Ushtria amerikane njoftoi se dy prej anëtarëve të saj janë vrarë në një aksident me helikopter në Afganistan.

Përplasja e helikopterit është duke u hetuar, njoftuan forcat e SHBA-së, duke shtuar se "raportet paraprake nuk tregojnë se incidenti ishte shkaktuar nga të shtënat e armikut".Deklarata e Pentagonit nuk jep detaje të mëtejshme.Talibanët pretenduan se ata e kishin qëlluar dhe rrëzuar helikopterin, duke thënë se "të gjithë ata që ishin në bord u vranë".Një zëdhënës i Pentagonit, kundërshtoi pretendimin e talibanëve, duke thënë "nuk kishte asnjë përfshirje të zjarrit të armikut në rrëzimin e helikopterit." Nëntëmbëdhjetë anëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur në Afganistan, në incidente të lidhura me luftimet që nga fillimi i vitit. Në fillim të këtij muaji, gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, parashikoi që trupat amerikane, në Afganistan, do të mbeten atje edhe "për disa vite të tjera".

 

Tags

Komente