Nov 21, 2019 12:15 Europe/Tirane
  • OKB: Gjysma e viktimave të luftë në Jemen janë gra dhe fëmijë

Zyra koordinuese e OKB në Jemen me anë të një deklarate ka bërë të ditur se gjysma e viktimave të luftës në Jemen janë gra dhe fëmijë.

Zyra koordinuese e OKB në këtë raport nga koalicionit agresor saudit kundër Jemenit gjithashtu ka kërkuar të mos sulmojë civilët dhe sidomos fëmijët. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags

Komente