Netanjahu akuzohet zyrtarisht për korrupsion
Nov 21, 2019 20:27 Europe/Tirane
Prokurori i Përgjithshëm i regjimit sionist të enjten akuzoi zyrtarisht kryeministrin Benjamin Netanjahu për korrupsion, mashtrim dhe abuzim të besimit publik.
Sipas mediave sioniste, Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, Avichay Mandelblatt zyrtarisht e ka akuzuar Netanjahun me akuzat e korrupsionit, mashtrimit dhe abuzimit të besimit publik. Kjo është hera e parë që një Kryeministër izraelit akuzohet për të tilla krime.