Dhjetor 05, 2019 14:34 Europe/Tirane
  • Presidenti i regjimit sionist kritikon ashpër paaftësinë e Netanjahut dhe Gantz

Presidenti i regjimit sionist ka kritikuar ashpër Beniamin Netanjahun dhe Benny Gantz për paaftësinë e tyre për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Agjencia e lajmeve palestineze njoftoi se Reuven Rivlin, presidenti i regjimit sionist, gjatë një deklarate ka shprehur irritimin e vetë me Netanjahun, liderin e partisë Likud dhe Gantz, liderin e koalicionit "Kaltër e Bardh" dhe ka thënë: "Siç duket ju jeni çmendur dhe nëse është kështu, atëherë mbajeni çmendurin tuaj për vete dhe mos i çoni izraelitët në çmenduri".

Reuven Rivlin në vazhdim ka deklaruar: "Netanjahu dhe Gantz kanë zhvilluar negociata të gjata, të lodhshme dhe pa rezultat".

Duke marrë parasysh faktin se Netanjahu dhe Gantz deri më tani nuk kanë mundur t'a formojnë kabinetin e ri qeveritar të regjimit sionist, Reuven Rivlin ka urdhëruar parlamentin sionist që ta prezantojë një kandidat tjetër për kryeministër të këtij regjimi".

 

Tags

Komente