Dhjetor 05, 2019 20:54 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Bashar al-Asad për një të burgosur sirian që kundërshtoi kushtin e sionistëve për tu liruar

Presidenti sirian në një mesazh për një të burgosur sirian në burgjet e regjimit okupator sionist, e vlerësoi lartë atë.

Sipas gazetës Raj al-Yaum, i burgosuri sirian Sadeghi al-Mukat, i njohur si veterani i të burgosurve në burgjet e regjimit okupator sionist, kishte refuzuar ofertën e lirimit me kusht që të qëndronte larg Golanit të okupuar. Në mesazhin e tij, Bashar al-Asad, këtë të burgosur që ka kaluar shumë vite në burgjet e regjimit sionist, e prezantoi si një model për robërit dhe popullin në Golan dhe në Palestinën e okupuar. "Kur nuk pranuat të mos udhëtonit në një pjesë të vendit, ju portretizuat në mënyrën më të mirë të mundshme dashurinë për atdheun," shkroi Presidenti sirian. Al-Mukat kaloi 27 vjet në burgjet sioniste dhe u la i lirë në vitin 2012. Sidoqoftë, ai u arrestua përsëri dhe u dënua me 14 vjet burgim për dyshimin se kishte filmuar një video që tregon bashkëpunimin midis regjimit sionist dhe Frontit al-Nusra.

Tags

Komente