Dhjetor 06, 2019 15:47 Europe/Tirane
  • Sulmohet baza ushtarake amerikane në Dejrul-Zur të Sirisë

Baza e paligjshme e amerikanëve në fushat e naftës “Al-Omar” në pjesën lindore të provincës Dejrul-Zur të Sirisë, është sulmuar nga sulmues të panjohur.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet informative siriane njoftuan për kryerjen e një sulmi ndaj një baze të paligjshme të forcave ushtarake terroriste të Amerikës në lindje të Sirisë.

Kanali televiziv Al-Akhbarija njoftoi se persona të panjohur kanë sulmuar bezen e paligjshme të Amerikës në fushën naftore “Al-Omar”  në verilindje të provincës Dejrul-Zur të Sirisë.

Këto sulme janë kryer njëkohësisht me hyrjen e një kolone të kamionëve që transportonin pajisje ushtarake dhe logjistike të Amerikës.

Al-Akhbarija ka raportuar se forcat pushtuese të Amerikës kanë sulmuar sulmuesit me artileri dhe kanë përdorur raketa ndriçuese.

Akoma nuk dihet identiteti i këtij grupi sulmues dhe nuk janë publikuar më shumë detale në lidhje me këtë ngjarje.

 

Tags

Komente