Dhjetor 06, 2019 20:08 Europe/Tirane
  • Hezbollahu forcon praninë e tij në kufirin izraelit

Ushtria izraelite pranoi të enjten (5 dhjetor) se veprimet e këtij regjimi nuk e dobësuan Hezbollahun në Liban.

Sipas Associated Press, ushtria izraelite tha se një vit pas zbulimit të një rrjeti të tuneleve ndërkufitare të Hezbollahut, grupi libanez ka forcuar praninë e tij në kufirin izraelit. As shkatërrimi i tuneleve dhe as problemet e fundit të brendshme në Liban nuk e kanë zvogëluar dëshirën e Hezbollahut për t'u përballur me regjimin izraelit, thekson Associated Press që citon zyrtarët ushtarakë izraelitë. Komandanti i Brigadës së Kufirit Verior, Roy Levy tha të enjten se "ne kemi një armik shumë serioz", duke shtuar se Hezbollah kishte për qëllim të forcojë praninë e tij në kufirin izraelito-libanez dhe të përgatitet për të sulmuar Izraelin. Regjimi izraelit e shikon Hezbollanin e Libanit si një kërcënim të madh, duke thënë se grupi vitet e fundit ka ndërtuar një arsenal prej rreth 150,000 raketash të afta për të sulmuar kudo në Izrael. Dhjetorin e kaluar, regjimi izraelit pretendoi se kishte zbuluar dhe shkatërruar një rrjet të tuneleve të Hezbollahut. Roy Levy tha që përkundër kësaj, nuk kishte pasur ndonjë ndryshim në sjelljen e Hezbollahut. "Ata kanë disa kamera dhe trupa afër kufirit", shtoi ai. Pas suksesit të Hezbollahut në luftën kundër grupeve terroriste në Siri, qeveria amerikane dhe regjimi izraelit kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të bërë më shumë presion ndaj këtij grupi të rezistencës libaneze. Për të zvogëluar popullaritetin e Hezbollahut në Liban, Uashingtoni po vendos sanksione ndaj bankave dhe individëve libanezë për lidhje të pretenduara me këtë grup. Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit gjithashtu kanë bërë presion ndaj vendeve evropiane që ta quajnë Hezbollahun "terrorist" në mënyrë që të kufizojnë aktivitetet e tij. Këto vendime janë marrë ndërsa Hezbollah është një nga partitë më të rëndësishme politike në Liban, dhe përkundër veprimeve të SHBA-së kundër tij, shumë prej vendeve në Parlament i janë atribuar koalicionit të mbështetur nga ky grup në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan vitin e kaluar.

Tags

Komente