Dhjetor 07, 2019 15:21 Europe/Tirane
  • Ushtria e Irakut kryen operacione për spastrimin e elementëve të ISIS

Si pasojë e shtimit të sulmeve të grupit terrorist ISIS në provincat Kirkuk, Salahudin dhe Dejale të Irakut, ushtria e këtij vendi ka filluar operacione të gjera për spastrimin e këtyre tre provincave nga prania e elementëve të grupit terrorist ISIS.

Burimet irakiane njoftuan gjatë ditëve të kaluara grupi terrorist ISIS ka shtuar sulmet e veta në sidomos në rajonet Khanekejn dhe Xhalula në provincën Dejale dhe gjithashtu në disa rajone të provincave Kirkuk dhe Salahudin ku deri më tani si pasojë e këtyre sulmeve një numër i konsiderueshëm i forcave irakiane, pishmargave kurde dhe civilë irakiane kanë humbur jetën ose janë plagosur.

Si pasojë e shtimit të këtyre sulmeve, sot (të shtunën) Abdulamir Rashid, zv/komandanti i shtabit të operacioneve të përbashkëta të ushtrisë së Irakut, ka deklaruar se forcat ushtarake irakiane me urdhër të Adel Abdulmahdi, kryeministrit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura të Irakut, kanë filluar fazën e shtatë të operacioneve me qëllim spastrimin e këtyre rajoneve nga prania e elementëve të grupit terrorist ISIS.

 

Tags

Komente