Dhjetor 07, 2019 16:55 Europe/Tirane
  • Siria ka filluar betejën për parandalimin e vjedhjes së naftës së saj

Abdulbari Atuan, kryeredaktori i gazetës "Ra'jul-Jeum" ka shkruar se qeveria e Sirisë ka intensifikuar përpjekjet e saj politike dhe ushtarake për rimarrjen nën kontroll të puseve të naftës në lindje të qytetit Dejrul-Zurl dhe fushën naftore Al-Omar në lindje të Lumit Eufrat në verilindje të këtij vendi për të parandaluar vjedhjen dhe plaçkitjen e naftës së vetë.  

Abdulbari Atuan, kryeredaktori i gazetës "Ra'jul-Jeum", në editorialin e numrit të sotëm të kësaj gazete, ka shtuar: Bashar Asad, presidenti i Sirisë, gati një muaj më parë në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today në gjuhën arabe, ka deklaruar se nuk posedon forcën e duhur për të luftuar kundër Amerikës si pushtuese të puseve të naftës në lindje të Dejrul-Zur, mirëpo ekziston mundësia që nëpërmjet forcave të rezistencës, të kryejë "sulme partizane" kundër ushtrisë pushtuese amerikane, saktësisht sikur ajo që ndodhi në Irak.

Burimet informative të botës të premten kanë njoftuar për kryerjen e sulmeve raketore nga grupe të panjohura kundër bazës ushtarake të Amerikës në fushat naftore të Sirisë në lindje të Lumit Eufrat dhe disa ditë më parë, avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë kanë bombarduar rafineritë e naftës që janë plaçkitur të Sirisë në rrethinën e qytetit Xherablus dhe në portën lindore të Alepos. Këto fusha naftore aktualisht janë nën kontrollin e grupit terrorist të ashtuquajtur "UÇS" i cili po mbështetët nga forcat ushtarake të Turqisë dhe si rezultat i këtij veprimi të pashoq, janë vrarë ose plagosur një numër i konsiderueshëm i forcave të këtij grupi terrorist.

Atuan beson se Siria me dy sulmet të lartpërmendura ka filluar betejën e saj për të parandaluar plaçkitjen dhe kontrabandën e naftës së saj.

Presidenti amerikan Donald Trump, disa ditë më parë me krenari deklaroi zotërimin e Amerikës mbi puset e naftës së Sirisë dhe ka thënë se një pjesë të të ardhurave nga shitja e naftës së plaçkitur të Sirisë do t'a vendosë në dispozicion të forcave militante kurde të Sirisë.

Nga ana tjetër Mordkhaj, një biznesmen izraelit, dy javë më parë në një intervistë me një gazetë izraelite, ka theksuar se kompania e tij ka nënshkruar kontratë me kurdët e Sirisë për nxjerrjen e naftës në verilindje të Sirisë. Ai gjithashtu ka deklaruar se dëshiron të pengojë qasjen e qeverisë së Sirisë në të ardhurat e krijuara nga shitja e naftës së këtij vendi.

Ky analist i njohur i çështjeve politike të botës arabe duke parashikuar se faza e dytë e betejës së Sirisë dhe Irakut do të zhvillohet në rajonet kufitare mes të dy vendeve rreth fushave të naftës dhe gazit dhe bazave ushtarake të Amerikës, ka thënë: "Kjo çështje na kujton neve luftërat partizane të rezistencës së Irakut kundër pushtuese amerikanë që si rezultat u vranë dhe u plagosen me mijëra ushtarë dhe forcave mercenare të Amerikës. Pikërisht kjo çështje ishte bërë shkak që ish-presidenti amerikan Barak Obama të largojë të gjitha forcat amerikane nga Iraku deri në fund të vitit 2011".

Atuan vuri në dukje vizitën e papritur të gjeneral Ali Al-Mamluk, shefit të zyrës për siguri kombëtare të Sirisë, në verilindje të Sirisë dhe takimin e tij me personalitete të dalluara të fiseve arabe në aeroportin e Kamishli, ndërsa tha: "Damasku me këtë veprim dëshiron të aktivizojë rolin e fiseve arabe në mbështetje të rajoneve në fjalë dhe të pengojë krijimin e zonën për ndalim fluturim nga ana e Turqisë dhe praninë e grupeve terroriste në këtë rajon. Në realitet vizita e Al-Mamluk është përpjekje përgatitore për çlirimin e rajoneve në lindje të Lumit Eufrat dhe puseve të naftës së Sirisë".

Atuan gjithashtu parashikoi se ushtria e Sirisë me mbështetjen e forcave të Rezistencës dhe forcave të Hashd Shah'bi të Irakut, do t'a çlirojë të gjithë rajonin në lindje të Lumit Eufrat dhe do t'a vendos sovranitetin e Sirisë në tërë këto rajone dhe në fund forcat amerikane do të detyrohen të tërhiqen nga ky rajon, ashtu sikur që ushtria siriane në tetë vitet e kaluara të çlirojë pjesën më të madhe të territorit të Sirisë nga pushtimi i grupeve terroriste.

 

Tags

Komente