Dhjetor 07, 2019 20:53 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase dhe aleatët shkatërrojnë dronin e 4-t të Arabisë Saudite në një javë

Forcat e ushtrisë jemenase, të mbështetur nga luftëtarët aleatë të Komiteteve Popullore, kanë interceptuar dhe rrëzuar dronin e katërt pa pilot që i përkiste koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite brenda një jave, në shenjë hakmarrjeje për agresionin ushtarak të aleancës saudite kundër Jemenit.

Zyra për media e lëvizjes Ansarullah, duke cituar një burim ushtarak jemenas, raportoi se forcat e mbrojtjes ajrore të Jemenit qëlluan dronin ndërsa po fluturonte në lindje të zonës malore Xhabal al-Alam në rajonin kufitar jugor Xhizan të Arabisë Saudite të shtunën në mbrëmje. Deklarata shtoi se mjeti ajror pa pilot u qëllua me një raketë precize pasi po kryente “akte armiqësore” në zonë. Forcat e ushtrisë jemenase gjatë javës së kaluar kanë rrëzuar tre dronë të tjerë dhe një helikopter Apache që i përkisnin Arabisë Saudite. Sipas zëdhënësit të forcave të armatosura të Jemenit, Gjeneral Brigade Jahja Sarei, rrëzimi i tyre është kryer përmes një sistemi të ri të mbrojtjes anti-ajrore që do të prezantohet së shpejti.

 

Tags

Komente