Dhjetor 08, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Forcat ruse futen në Raka

Në bazë të një akordi mes forcave demokratike siriane dhe Rusisë, ushtarët rusë janë futur për herë të parë në qytetin Raka që nga koha e largimit të grupit terrorist ISIS.

Sipas dëshmitarëve okularë, 5 automjete të ushtrisë ruse janë futur në qytetin Raka duke u monitoruar nga forcat demokratike kurde të Sirisë. Forcat demokratike kurde të Sirisë më 18 tetor kanë arritur të çlirojnë qytetin Raka nga prania e terroristëve të ISIS. Marrëveshja për futjen e trupave ruse në qytetin Raka u arritur mes brigadës 93 të qytetit Manbixh dhe forcave kurde. Mazlum Abadi komandant i forcave demokratike të kurdëve të Sirisë lidhur me marrëveshjen në fjalë tha se është rënë dakord që forcat ruse të vendosen në rajonet Amuda, Tel Tamer dhge Ein Sia. Në veri lindje të Sirisë. Rusia në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Sirisë, më 22 tetor, gjatë takimit mes presidentit Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan ka nënshkruar një marrëveshje me 10 pika. Më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, ushtria turke me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan nisi operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Turqia dhe Amerika rënë dakord për vendosjen e një armëpushimi 5-ditor në veri të Sirisë. Operacioni Burimi i Paqes i ushtrisë turke në Siri nisi me dritën jeshile të Amerikës.

Tags

Komente