Dhjetor 08, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes i Jemenit: Posedojmë një dosje me objektiva ushtarake kundër regjimit sionist

Ministri i mbrojtjes i Jemenit njoftoi se ushtria e Jemenit ka në dorë një dosje me objektivat ushtarake detare dhe tokësore kundër regjimit sionist, operacioni i të cilave do të nisë menjëherë pas urdhrit të liderëve të Jemenit.

Gjeneral Muhamed Naser Atefi, në një intervistë për kanalin televiziv Masira të Jemenit dhe se forcat e armatosura të Jemenit kanë përgatitur një dosje operative për sulme strategjike, befasuese dhe paralizuese kundër armiqve të Jemenit. Ai shtoi se industria ushtarake e Jemenit është duke u zhvilluar me ritme shumë të shpejta dhe gjendja aktuale e kësaj industrie është e atillë që ajo mund të konkurrojë me ato vende që më herët ishin dhjetëra vite përpara. Kohë më parë Beniamin Natanjahu kryeministri i regjimit sionist, Jemenin e ka cilësuar një vend me potenciale të rrezikshme për këtë rrëgjim. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

 


 

Tags

Komente