Dhjetor 09, 2019 16:20 Europe/Tirane
  • Qeveria e Irakut lëshon urdhërarresti për 200 funksionarë irakianë

Komiteti për Transparencë i Irakut në raportin e tij më të fundit, duke akuzuar mbi 200 funksionarë dhe ish-funksionarë, ka sugjeruar të arrestohen edhe mbi 20 ministra dhe deputetë të Parlamentit me akuza të ndryshme të korrupsionit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Komiteti për Transparencë i Irakut ditën e hënë në raportin e vetë, i ka shpallur të pandehur mbi 200 funksionarë dhe ish-funksionarë të këtij vendi.  

Agjencia e lajmeve "Mevazin News" njoftoi se qarku i hetimeve të Komitetit për Transparencë të Iranit me anë të një deklarate, ka publikuar punën e vetë të muajit tetor në lëshimin e urdhërave për arrest dhe thirrjen e ministrave dhe funksionarëve të tjerë të këtij vendi që përfshin 256 persona.

Në këtë deklaratë thuhet: "Gjatë periudhë në fjalë janë lëshuar urdhrat për thirrjen për shpjegim të 9 ministrave duke përfshirë dy ministra aktual dhe shtatë ish-ministra dhe 12 deputetë që 10 prej tyre janë deputetë aktual në Parlament, një zv/ministër dhe 5 ish-zv/ministra".

Sipas këtij komiteti, urdhrat për arrestim gjithashtu përfshinë një kryebashkiak, 11 ish-kryebashkiak, 118 anëtarë të këshillave bashkiakë, 37 ish-anëtarë të këshillave bashkiake të provincave të Irakut.

 

Tags

Komente