Dhjetor 09, 2019 20:09 Europe/Tirane
  • Iraku thërret katër ambasadorë perëndimorë për

Ministria e Jashtme e Irakut ka thirrur katër ambasadorë perëndimorë për "ndërhyrje në çështjet e brendshme", ndërsa një valë protestash për papunësinë, korrupsionin dhe mungesën e shërbimeve publike po vazhdon në këtë vend.

"Ministria thirri Ambasadorin Francez në Bagdad Bruno Aubert, Ambasadorin Britanik Stephen Hickey, të ngarkuarin me punë të Gjermanisë Jochen Moller dhe Ambasadorin Kanadez (Ulric Shannon), dhe Zëvendësministri i Jashtëm irakian  Abdul-Karim Hashem u takua me ta", tha të hënën në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut  Ahmed al-Sahaf. Ai shtoi se "Iraku mban marrëdhëniet e tij diplomatike me vendet e botës në bazë të interesave të përbashkëta dhe përballjes me kërcënime të përbashkëta. Duke pasur parasysh një parim të tillë, Iraku dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me shumë vende të botës duke marrë parasysh parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme dhe ruajtjen e sovranitetit të shteteve. " "Ministria e Jashtme hedh poshtë komentet e ambasadorëve si një ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të Irakut dhe një shkelje të qartë e nenit 1 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike," theksoi Sahaf. Katër të dërguarit perëndimorë kishin shprehur më parë mbështetje të fortë për protestat antiqeveritare në Irak dhe dënuan forcat e sigurisë për përdorimin e forcës kundër rebelëve dhe anarkistëve.

 

Tags

Komente