Dhjetor 10, 2019 08:09 Europe/Tirane
  • Humbin jetën disa civilë nga sulmet terroriste në Alepo

Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një motoçikletë për herë të dytë në një prej lagjeve të Alepos në veri të Sirisë u plagosën dhe u vranë 2 civilë.

Një sulm i dytë me bombë brenda ditës ka ndodhur para një xhamie dhe jetimoreje në qendrën e rajonit Alepo të Sirisë. Si pasojë e sulmit janë plagosur disa civilë dhe janë dëmtuar disa biznese përreth. Në zonën e shpërthimit janë marrë masat e sigurisë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet në rajon. Njësitë e sigurisë janë të përqendruar në mundësinë se sulmi mund të jetë organizuar nga organizata YPG/PKK. Organizata YPG/PKK, me elementë të infiltruar nga rajoni Munbixh herë pas here organizon sulme me bomba kundër civilëve në qendrat e vendbanimeve. Rikujtohet se një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu ditë më parë në qendrën e rajonit Azez ku si pasojë u vra një civil dhe u plagosën 11 të tjerë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.

Tags

Komente