Dhjetor 10, 2019 08:09 Europe/Tirane
  • Ushtria e Irakut mbështet forcën e

Ushtria irakiane, me mbështetjen e forcave "Mobilizimi Popullor" Hashd Shaabi, deklaroi kundërshtimin e saj për tërheqjen e këtyre trupave nga kryeqyteti Bagdad.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Irakut, gjeneral Abdul Karim Khalaf të hënën, duke përmendur performancën e suksesshme të forcave të mobilizimit popullor në luftën kundër grupit terrorist ISIS, tha se forcat në fjalë janë nën komandën e kryeministrit si komandant i përgjithshëm i Irakut. Më herët, disa media raportuan se zyrtarë të lartë kishin porositur tërheqjen e forcave të mobilizimit popullor nga Bagdadi. Në të njëjtën kohë, Abu Mohdi al-Mohandes zëdhënës i Organizatës së Mobilizimit Popullor Irak njoftoi se Organizata Hashd Shaabi ishte gati për t'u përballur me aktorët përçarës në bashkëpunim me shtetin dhe shpresoi se qeveria do të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat e protestuesve. Disa provinca irakiane javët e fundit kanë qenë dëshmitare të protestave për situatën e pamjaftueshme të shërbimit publik, mungesën e mundësive për punë dhe korrupsionin, por protestat në disa janë kthyer në dhunë ku me dhjetëra janë vrarë dhe plagosur. Faktet tregojnë se demonstratat në Irak nuk ishin spontane dhe se në të janë përfshirë të huajt.

 

 

Tags

Komente