Dhjetor 10, 2019 08:10 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: E ardhmja e Sirisë është premtuese

 Presidenti sirian e konsideroi Evropën, së bashku me SH.B.A. dhe disa vende të tjera, lojtarin kryesor në krijimin e trazirave në Siri, ndërsa njëkohësisht e ka quajtur të ardhmen e vendit të tij si premtuese.

Bashar Asad në një intervistë me rrjetin italian Rai news 24 i cili nuk pranoi ta transmetojë atë, iu referua fitoreve të ushtrisë siriane mbi terrorizmin dhe vazhdoi se Siria është në luftën aktuale ka marrë  shumë mësime dhe unë besoj se e ardhmja e vendit do të jetë premtuese, bëri të ditur agjencia zyrtare siriane e lajmeve (Sana). Asad i përshkroi arritjet e ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit si tepër të mëdha të mëdha. Në lidhje me armët kimike, presidenti sirian këmbënguli se Siria nuk ka përdorur asnjëherë armë të tilla. Ai kritikoi mbështetësit e grupeve terroriste në Siri, duke thënë se situata politike është e ndërlikuar nga numri i madh i aktorëve të përfshirë në konfliktin sirian dhe shtoi se ata kërkojnë të zgjasin konfliktin në vend dhe ta kthejnë atë në një luftë degraduese. Bashar Asad gjithashtu kërkoi mos ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit të tij dhe që respektohet e drejta ndërkombëtare dhe të parandalohet shkelja e saj nga të gjitha palët.

Tags

Komente