Dhjetor 10, 2019 15:40 Europe/Tirane
  • Sionistët pohojnë vrasjen e komandantit palestinez në Tunizi

Kanali 13 i televizionit të regjimit sionist në një dokumentar, ka pohuar vrasjen e Abu Xhihad, komandantit palestinez në Tunizi dhe ka thënë se gjatë në këtë operacion terrorist janë përdorur 3000 agjentë dhe 5 varka luftarake dhe helikopterë dhe njësi të organizatës spiunazhe Moosad dhe të ushtrisë izraelite.

Sipas raportit të "Al-Kods Al-Arabij", kanali 13 i televizionit të regjimit sionist në pjesën e tretë të dokumentarit të vetë në lidhje me operacionet e veprimeve terroriste, ka pohuar se regjimi sionist si e ka vrarë Khalil Al-Vazir, i njohur me epitetin "Abu Xhihad", komandantin palestinez dhe zëvendësin e Jaser Arafat, liderit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës gjatë kohës kur ai ishte në Tunizi.

Pjesa e parë e këtij dokumentari është rreth vrasjes në mënyrë terroriste të inxhinier Jahja Ajash në Gaza në vitin 1996 dhe pjesa e dytë është në lidhje me përpjekjet e dështuar të regjimit sionist për vrasjen e Khalid Mash'al, ish-shefit të zyrës politike Hamas në vitin 1997.

Alon ben David, producenti i këtij dokumentari dhe ekspert i çështjeve ushtarake në kanalin 13 të televizionit të regjimit sionist, në fillim të këtij dokumentari pohon se regjimi sionist është prej regjimeve të rralla në botë që ekzekuton me vrasje dhe me veprime terroriste individët pa proces gjyqësore dhe pa u konsultuar me gjykatat dhe këto vrasje kurrë nuk kritikohen nga askush. Kjo është në kohën kur gjatë këtyre veprimeve terroriste mund të vriten edhe njërës të pafajshëm.

Organizata spiunazhe e regjimit sionist në 30 vitet e fundit ka vrarë dhe terrorizuar të paktën 16 liderë ose aktivistë palestinezë dhe arab gjatë 14 operacioneve të kryera në 11 vende të botës.

 

Tags

Komente