Dhjetor 14, 2019 08:18 Europe/Tirane
  • Riadi kërkon linjë të kuqe me Ansarullah?

Mbrojtja ajrore e Jemenit arriti të rrëzojë një dron të shtatë në shtatë ditë duke rrëzuar një dron të ri amerikan.

Që nga e mërkura, tre dronë RQ Reaper janë qëlluar në portin  Xhizan dhe në Saada dhe burimet thonë se ata ishin dronë që shoqëronin grupin e sulmit të aeroplanmbajtëses amerikane USS Truman. Në Riad, tani po kërkojnë një "linjë të kuqe" me Ansarallahun. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, Gjenerali Jahja Sarei, të Premten (13 Dhjetor) njoftoi rrëzimin e një droni të shtatë të koalicionit agresor saudit nga mbrojtja ajrore e ushtrisë së Jemenit. Gjeneral Sarei e vuri theksin në forcimin e aftësisë së mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë jemenase. Ky është droni i shtatë që u rrëzua në një javë pranë kufirit saudito-jemenas. "Ushtria jemenase gjuajti një raketë balistike në pozicionet e forcave të koalicionit saudit në Jemenin verior. Forcat jemenase kohët e fundit filluan një sulm tokësor kundër koalicionit agresor saudit në provincën veriore al-Xhauf duke vrarë dhe plagosur dhjetëra mercenarë sauditë. Në fillim të sulmit, avionët e koalicionit kryen 30 sulme ajrore. Për gati 16 orë, forcat saudite përparuan, por raketat e ushtrisë Jemenase arritën t'i zmbrapsin ato", tha gjeneral Sarei. Ndërkohë, forcat ushtarake të Jemenit dhe luftëtarët e Ansarallah zmbrapsën një sulm të mercenarëve të Arabisë Saudite në frontin al-Kahifa në provincën Taiz në Jemenin jugperëndimor. E mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera, Arabia Saudite filloi një sulm kundër Jemenit natën e 25-26 Marsit 2015. Riadi ka vendosur që prej kësaj dite një embargo tokësore, detare dhe ajrore kundër këtij vendi. Më shumë se 16,000 jemenas u vranë dhe u plagosën. Miliona të tjerë janë detyruar të shpërngulen. Sipas një burimi tjetër, sauditët po përpiqen të krijojnë kontakte me lëvizjen popullore jemenase Ansarallah. "Riadi ka krijuar një linjë të kuqe me Ansarallah për të zvogëluar rrezikun e konfrontimit," raportoi Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar perëndimor në kushte anonimiteti. "Riadi duhet të kuptojë se ai duhet të zvogëlojë sfidat me të cilat përballet në fronte të ndryshme," tha ky zyrtar perëndimor.

 

Tags

Komente