Dhjetor 14, 2019 08:18 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Nëse Izraeli sulmon, Irani do të përgjigjet vetë

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez mbajti një fjalim të Premten për zhvillimet e fundit në Liban dhe në rajon.

Sejed Hasan Nasrallah tha: "Kur zhvillohen demonstrata në çdo vend të botës, ne zbulojmë se amerikanët ndërhyjnë shpejt për t'u përpjekur të përfitojnë nga pakënaqësia popullore dhe të hipin mbi valën e protestave në mënyrë që t'u shërbejnë interesave dhe projekteve të tyre. Kjo ka ndodhur në Amerikën Latine, Hong Kong dhe madje edhe në vendet aleate të Shteteve të Bashkuara. Kjo është sjellja e përgjithshme e amerikanëve dhe ky është zakoni i tyre". "Nga dita e parë e protestës në Liban, amerikanët supozuan se këto demonstrata u zhvilluan kundër Iranit dhe Rezistencës, megjithëse nuk ndodhi kështu dhe kërkesat e demonstruesve kanë të bëjnë me çështje politike dhe të përditshme. Ata u mashtruan dhe u dhanë informacion të rremë libanezëve, "shtoi ai. Sejed Hasan Nasrallah tha se "shumë dështime amerikane në botë janë shkaktuar nga informacione false dhe mashtruese të dhëna nga aleatët e tyre". "Amerikanët duan të zgjidhin problemin e tyre dhe problemin e Izraelit, dhe Hezbollahu është problemi dhe rreziku i parë përballë ambicieve izraelite në tokë, det dhe naftë. Po, vlerësimi i tyre se Hezbollah është një kërcënim për interesat e sionistëve dhe amerikanëve është i saktë, Hezbollah nuk është një kërcënim për interesat kombëtare të Libanit, por përkundrazi, Hezbollah është një kërcënim i vërtetë për interesat e amerikanëve dhe Izraelit. Hezbollah është përkundrazi mbrojtësi i interesave dhe krenarisë së Libanit. Amerikanët dhe izraelitët nuk kanë qenë në gjendje, për dekada të tëra, të zgjidhin problemin që u paraqitej nga Rezistenca. Prandaj ata po përpiqen të shantazhojnë popullin libanez në këtë çështje. A duan vërtet amerikanët dhe izraelitët të ndihmojnë popullin libanez, apo duan të shantazhojnë këtë popull? Unë u bëj thirrje libanezëve që të jenë të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm ndaj përpjekjeve amerikane për nxitje të përçarjeve, dhe ne duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin që të jemi në gjendje ta nxjerrim vendin tonë nga situata e vështirë në të cilën po e gjen veten", tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez. "Disa besojnë se nëse Irani sulmohet, ai do të përdorë aleatët e tij për të luftuar. Unë dua t'ju jap informacion të detajuar këtu. Kushdo që sulmon Iranin, Irani do të përgjigjet vetë. Irani nuk është një vend që qëndron duarkryq dhe mbështetet vetëm tek aleatët e tij. Nëse Izraeli dëshiron të sulmojë Iranin, Irani vetë do t'u përgjigjet izraelitëve ", tha ai.

 

Tags

Komente