Dhjetor 14, 2019 16:25 Europe/Tirane
  • Vriten tre helmeta të bardha në një shpërthim në veriperëndim të Sirisë

Tre pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur "Helmetat e Bardha" janë vrarë si pasojë e shpërthimit të një sasie të lëndëve shpërthyese në periferi të Hamah në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupi Helmetat e Bardha ishin duke transferuar një sasi të lëndëve eksplozive në veriperëndim të Hamah, kur ka ndodhur një shpërthim i madh në afërsi të fshatit Kastun në periferi të qytetit Hamah.

Sipas burimeve lokale, grupi terrorist Fronti Nusra shumë shpejtë është munduar që këtë shpërthim të quajë si shpërthim i një bombe.

Grupi i ashtuquajtur "Helmetat e bardha" është krijuar në mars të vitit 2013, me mbështetjen financiare të Amerikës dhe Britanisë në Turqi dhe me pretendime për të ndihmuar qytetarët sirianë, që nga viti 2013 është futur në rajonet e luftës në Siri.

 

Tags

Komente