Dhjetor 24, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • OKB shpreh shqetësime për zgjerimin e kolonive sioniste

 I dërguari i OKB në Lindjen e  Mesme ka shprehur shqetësime mbi procesin e zgjerimit të kolonive sioniste në BPLJ dhe në lindje të Kodsit.

Nikollai Mlladinov , deklaroi se numri i kolonive të jashtëligjshëm të ndërtuara në territoret palestineze është shtuar me 70% duke arritur në 10 mijë njësi banimi. Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB në Lindjen e Mesme, ka deklaruar se projektligji i ri i regjimit sionist është një përpjekje për legalizim dhe përkrahje të kolonive sioniste të këtij regjimi në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe ky projektligj do të ketë pasoja të rënda për këtë regjim. Nikollaj Mladenov, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB në Lindjen e Mesme dhe koordinatori i OKB për procesin e paqes në Palestinë, tha: Qëllimi i të ashtuquajturit "projektligj" të ri të cilin synojnë ta miratojnë deputetët e parlamentit të regjimit sionist, është mbështetje ndaj kolonive sioniste dhe postblloqeve të paligjshme të këtij regjimi në territoret e ligjshme palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Në rast se do të miratohet një projektligj i tillë jo vetëm që do të ketë pasoja të rënda ligjore për këtë regjim në të gjitha territoret e pushtuara palestineze, por do të dëmtojë rëndë edhe perspektivën e paqes në Palestinë

Tags

Komente