Dhjetor 26, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • OKB: Sulmi i sauditëve në Sa'de, shkelje e ligjeve ndërkombëtare

Funksionarja e OKB deklaroi se sulmi ushtarak i koalicionit agresor saudit në një treg në provincën Sa'de të Jemenit që vrau dhe plagosi të paktën 38 persona, është shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Lise Grande, koordinatorja e OKB për çështjeje humanitare në Jemen, me anë të një deklarate, ka thënë: "Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të plagosurit, si dhe kërkojnë gjykimin e autorëve të këtij sulmi dhe të sulmeve të tjera kundër Jemenit".

Si pasojë e sulmeve me artileri të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në tregun Al-Rraku në provincën Sa'de të Jemenit, të paktën 38 persona janë vrarë dhe plagosur.

Funksionarja e OKB tha: "Ky është sulmi i tretë i koalicionit saudit që kryhet ndaj tregut Al-Rraku brenda një muaji dhe numri i viktimave që nga 22 nëntori deri më tani ka shkuar në 89 persona".

Lise Grande edhe një herë ka kërkuar gjykimin e autorëve të këtij sulmi dhe të sulmeve të tjera kundër Jemenit.

 

Tags

Komente