Janar 12, 2020 08:18 Europe/Tirane
  • Vendoset armëpushimi në Alepo të Sirisë

Në Alepo të Sirisë është vendosur zyrtarisht armëpushimi.

Sipas një njoftimi të televizioni Al Jazeera, armëpushimi ka nisur për të ulur tensionet në provincën Alepo. Ky armëpushim është vendosur sipas akordit të arritur nga Rusia dhe Turqia. Armëpushimi zyrtar në Alepo ka nisur prej sot në mëngjes. Televizioni Mejadin gjithashtu ka thënë se pas vendosjes së armëpushimit në këtë qytet ekziston qetësi relative ndërkohë që ushtria për largimin e sigurt të qytetarëve ka përcaktuar 3 pika kalimi. Armëpushimi në Alepo është vendosur pas konferencës së përbashkët shtypi të Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan përkatësisht president i Rusisë dhe Turqisë të cilën nënshkruan një marrëveshje dypalëshe lidhur me Sirinë. Alepo është pozicioni i fundit i terroristëve në Siri.

 

Tags

Komente