Janar 13, 2020 20:17 Europe/Tirane
  • Siria hap 3 korridore humanitare për civilët në Alepo dhe Idlib

Autoritetet siriane kanë hapur tre korridore humanitare për civilët e bllokuar në zonat e kontrolluara nga militantë të sponsorizuara nga të huajt në provincat veriperëndimore të Alepos dhe Idlibit për t'i transferuar ata në pjesë të kontrolluara nga qeveria e vendit.

Agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA raportoi të hënën se korridoret ishin ngritur në qytetin Abu al-Duhur, i vendosur rreth 45 kilometra në jug të Alepos, në fshatin al-Hadher të provincës Alepo, si dhe në qytetin Hobait të provincës Idlib. Raporti shtoi se zyrtarët lokalë dhe njësitë e ushtrisë kanë bërë përgatitje "për të evakuuar civilë që duan të largohen nga zonat e kontrolluara nga terroristët", duke ofruar përkatësisht autobusë, ambulanca dhe furnizime ushqimore. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të Premten se Ankaraja ishte pajtuar me Moskën që një armëpushim të zbatohet në Idlib të Sirisë.

 

Tags

Komente