Janar 14, 2020 08:01 Europe/Tirane
  • Ekipi i Liverpulit, mbështet popullin palestinez

Ekipi i Liverpulit pas presionit të përkrahësve të tij, ka refuzuar sponsorizonim e kompanisë Puma për shkak të marrëdhënieve të kësaj kompanie me regjimin sionist.

Ekipi i Liverpulit, i ndikuar nga presioni i përkrahësve të tij dhe në mbështetje të popullit palestinez, ka refuzuar marrjen e mbështetjes financiare nëpërmjet sponsorizonit nga kompania gjermane Puma për shkak të lidhjes së saj me regjimin sionist. Disa prej përkrahësve të ekipit të futbollit Liverpul, kanë thënë se për shkak të lidhjes së kompanisë Puma me regjimin sionist ky ekip duhet t’i japë fund bashkëpunimit me kompaninë në fjalë në fushën e financimit dhe garantimit të mjeteve sportive. Puma është sponsorizuese e federatës së futbollit të regjimit sionist. Më herët kompania Addidas ka qenë sponsorizuese e federatës së futbollit të regjimit sionist por pas bojkotit të palestinezëve dhe pas presioneve të organeve të të drejtave të njeriut, kjo kompani gjermane anuloi kontratën e saj me regjimin sionist.

 

 

Tags

Komente