Janar 15, 2020 14:27 Europe/Tirane
  • Mbrojtja kundërajrore e Sirisë neutralizon një sulm raketor ndaj aeroportit T-4

Mediat siriane të martën në mbrëmje kanë njoftuar se është kryer një sulm raketor kundër aeroportit T-4 në provincën Homs në qendër të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ushtria e Sirisë është përballur dhe ka neutralizuar këtë sulm raketor.

Sipas këtij burimi, mbrojtja kundërajrore e ushtrisë së Sirisë ka zbuluar dhe shkatërruar disa raketa gjatë këtij sulmi.

Disa burime informative kanë thënë se sulmi kundër këtij aeroporti është kryer me dronë dhe raketa dhe mbrojtja kundërajrore e Sirisë ka shkatërruar disa prej tyre.

Ky aeroport deri më tani është sulmuar disa herë me raketa nga ushtria e regjimit sionist.

 

Tags

Komente