Janar 16, 2020 20:31 Europe/Tirane
  • S-400 në Irak, presionet e SHBA larg realitetit në terren

Një ligjvënës irakian ka hedhur poshtë kërcënimet e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve kundër Bagdadit për blerjen e sistemeve të avancuara ruse të mbrojtjes raketore S-400, duke thënë se një presion i tillë është larg nga realitetet në terren.

"Sanksionet amerikane ndaj Irakut kanë nevojë për miratimin e organeve vendimmarrëse në atë vend," tha të enjten Ali al-Ghanmi, një anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në një intervistë me agjensinë e lajmeve Bagdad Today. Ai pohoi se masat ndëshkuese të SHBA-së mbi sistemet raketore ruse S-400 do të ishin thjesht sanksione formale, të cilat në të vërtetë nuk do të materializoheshin dhe nuk do të arrinin objektivat e tyre. "Sipas Kushtetutës, Iraku është i lirë të armatoset, të sigurojë pajisje të nevojshme ushtarake dhe të blejë çdo sistem që ai e gjykon të përshtatshëm në bazë të rrethanave. Importi i sistemeve raketore S-400 kërkon mbikëqyrje ruse, dhe trajnimin e personelit ushtarak të Irakut nga rusët ”, theksoi al-Ghanmi. Qeveria irakiane ka vendosur të fillojë negociatat për të blerë sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar Irakun për pasojat e shtrirjes së bashkëpunimit ushtarak me Rusinë, dhe mbi marrëveshjet për të blerë armë të përparuara ruse , veçanërisht sistemet e raketave S-400.

 

Tags

Komente