Janar 17, 2020 13:50 Europe/Tirane
  • Shtohen masat e sigurisë në bazat ushtarake të Amerikës dhe Anglisë në Kuvajt

Burimet informative kanë njoftuar për shtimin e masave të sigurisë rreth bazave ushtarake të Amerikës dhe Anglisë në Kuvajt.

Gazeta kuvajtjane “Al-Qabas” ditën e premte në një raport të saj ka shkruar se të paktën 11 baza dhe qendra të forcave speciale amerikane dhe angleze dhe zyra diplomatike të tyre në Kuvajt janë vendosur nën masa të rrepta të sigurisë.

Sipas këtij burimi, një ekip i plotë i përbërë nga të gjitha strukturat e sigurisë në Ministrinë e Brendshme të Kuvajtit është formuar për të mbikëqyrë strategjinë e sigurisë dhe mënjanimin e rrezikut ndaj interesave amerikane dhe angleze në Kuvajt.

 

Tags

Komente