Janar 17, 2020 20:11 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane paralajmëron SHBA-të dhe NATO-n

Zëdhënësi i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut deklaroi se pas shkeljeve të të gjitha rezolutave dhe ligjeve ndërkombëtare, por edhe të sovranitetit kombëtar të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, irakianët janë më të vendosur se kurrë për të dëbuar trupat amerikane nga i gjithë Iraku përfshirë rajonin autonom të Kurdistanit.

I cituar nga agjencia Fars News të premten, 17 Janar, Gjeneral Major Abdul Karim Khalaf, zëdhënës i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut, shpjegoi mekanizmin për tërheqjen e trupave të huaja nga territori i Irakut, duke thënë se vendimi ishte marrë në mënyrë të pavarur dhe do të përfshijë edhe rajonin e Kurdistanit të Irakut. Çdo lëvizje ajrore e koalicionit në qiellin e Irakut mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Irakut, por kohët e fundit ne u befasuam nga sulmet ajrore të kryera nga aeroplanët amerikanë kundër rajonit kufitar  al-Kaem. Të kryera nën pretekstin se trupat amerikane ishin sulmuar nga një grup i armatosur irakian, sulmet lanë 90 të vdekur dhe të plagosur në mesin e forcave të Njësive Irakiane të Mobilizimit, tha Gjeneral Major Abdul Karim Khalaf. "Sulmi ajror amerikan që ndodhi më pak se 200 metra nga aeroporti i Bagdadit dhe i cili i kushtoi jetën e komandantit të Forcës Kods dhe zv/shefit të Hashd al-Shaabit është bërë shkas për shtimin e thirrjeve për dëbimin e trupave amerikane", tha ai, duke pyetur se si Shtetet e Bashkuara kishin të drejtën të përdorin hapësirën ajrore irakiane për të kryer sulme të tilla. Ai shtoi se forcat ajrore të SHBA dhe të NATO-s kanë të drejtë të operojnë vetëm brenda bazave të tyre dhe nuk do të lejohen të shfrytëzojnë hapësirën ajrore të Irakut pa miratimin e autoriteteve irakiane.

 

Tags

Komente