Janar 18, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Terrorizmi, sanksionet dhe terrori, tre strategji të perëndimit kundër rezistencës

Ministria e financave e Anglisë me një veprim armiqësor ka future në listën e grupeve terrorist të Londrës, lëvizjen e rezistencës islamike libaneze Hezbullah.

Aksioni perëndimor, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania kundër boshtit të rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore, është rritur ndjeshëm. Këto veprime kryhen me tre strategjitë atë të terrorizmit, sanksioneve dhe terrorit. Strategjia e terrorizmit është përdorur prej kohësh. Para kësaj, në vitin 2010 ministria britanike kishte vendosur së pari degën ushtarake dhe më pas degën politike të Hezbullahut në listën e saj terroriste nën ligjin 'Akti i Sekuestrimit të kapitaleve të Terrorizmit'. Masa britanike për të emëruar Hezbullahun e Libanit si një organizatë terroriste gjithashtu konsiderohet të jetë  ndjekje e Amerikës, pasi Shtetet e Bashkuara më parë e kishin caktuar Hezbullahun si një organizatë terroriste. Strategjia nuk është e kufizuar vetëm për Hezbullahun në Liban, por edhe Rojet Revolucionare, Lëvizjen Palestineze të Rezistencës Islame (Hamas) dhe tre grupe të rezistencës irakiane, përfshirë Lëvizjen Najwa, Asaib Ahl al-Haq dhe Hezbullah Kataeb, të cilat janë në listën e grupeve terroriste të Amerikës. Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione të reja kundër personave dhe organeve që lidhen me Hezbullahun e Libanit. Departamenti amerikan i thesarit në listën e tij të sanksioneve kundër Hezbullahut ka vendosur 2 persona dhe 3 organe të varur nga Hezbullahu i Libanit. Më herët ky departament ka vendosur shumë persona dhe organe në listën e tij të sanksioneve pasi ata lidhen me Hezbullahun e Libanit. Departamenti Amerikan i Shtetit me pretendime qesharake ka akuzuar Hezbullahun e Libanit për gjoja mbrojtjen e terrorizmit dhe ka pretenduar se Hezbullahu i Libanit përpiqet ta fshehë veten e tij me mbrojtjen e Libanit. Grupet e rezistencës mes tyre Hezbullahu i Libanit kanë rol themelor në përballjen me komplotet dhe veprimet e boshtit amerikano-sionist-saudit. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze të Hezbullahut thotë se autoritetet izraelite e kanë përshkruar grupin e tij si "një kërcënim strategjik" ndaj regjimit të Tel Avivit në një përpjekje për të mobilizuar mbështetjen dhe për të provokuar komunitetin ndërkombëtar kundër tij.  Sejed Hasan Nasrullah deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist (Izraeli) po komplotojnë kundër Hezbullahut në një orvatje për të dobësuar mbështetjen popullore për lëvizjen. Ai theksoi se Hezbullahu ka qëndruar i vendosur përballë skemave hegjemoniste të SHBA dhe Izraelit për rajonin e Lindjes së Mesme. "Shtetet e Bashkuara do t’i kishin ofruar Izraelit pjesën e Libanit jugor nëse Hezbullahu nuk ekzistonte. Libani nuk është në një pozitë të dobët. Ne jemi duke qëndruar për të drejtat tona lidhur mbi rajonet Sheba'a dhe Kaferia si dhe pjesën veriore të rajonit Ghajar, "tha Nasrullah. "Libani mund ta ndalë regjimin sionist (nga Izraeli) nga plaçkitja e rezervave të naftës dhe gazit," shtoi ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut. Ai më tej theksoi se lëvizja e tij mbështet plotësisht çështjen palestineze dhe të drejtën palestineze për t'u kthyer në shtëpitë e tyre.

Tags

Komente