Janar 19, 2020 08:34 Europe/Tirane
  • Vriten 110 mercenarë sauditë pas një sulmi të ushtrisë së Jemenit

Agjencia televizive Masira e lajmeve në Jemen njoftoi vrasjen e 110 mercenarëve sauditë në një operacion me topa të ushtrisë dhe komiteteve të Jemenit në rajonin Xhizan në jug të  Arabisë saudite dhe Hexha në veriperëndim të Jemenit.

Agjencia Masria e lajmeve njoftoi se njësiti i topave i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit ka sulmuar zonën Xhabel Anar të provincës Xhizan dhe zonën Hejran të provincës Hexha. Në këto sulme me dhjetëra mercenarë sauditë janë vrarë dhe plagosur. Gjeneral Muhamed Atefi ministër i mbrojtjes i Jemenit kohët e fundit ka thënë se portat e ferrit janë hapur për mercenarët agresorë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

 

Tags

Komente