Janar 19, 2020 15:58 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Jemenit: Armët vdekjeprurëse amerikane, angleze dhe franceze po përdoren kundër popullit jemenas

Kryeministri i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit deklaroi se koalicionit agresor i Arabisë Saudite po përdor armët vdekjeprurëse të Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër popullit civil të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdulaziz bin Habtur, kryeministri i qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit, të dielën tha: "Me fillimin e agresionit ushtarak të koalicionit saudit kundër Jemenit në mars të vitit 2015, koalicioni agresor saudit gjithnjë ka përdorur lloje të ndryshme të armëve vdekjeprurëse të prodhuara nga shtetet perëndimore dhe vrarë me mijëra civilë jemenas".

Abdulaziz bin Habtur duke thënë se shpërthimi i minave të mbetura nga agresioni i koalicionit agresor saudit akoma vazhdojnë të marrin jetën e civilëve jemenas dhe shtoi: "Një prej llojeve të këtyre armëve vdekjeprurëse, janë bombat fragmentale të cilat kanë shkaktuar dëme katastrofale në Jemen".

 

Tags

Komente