Janar 19, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • SHBA ringjallin ISIS-in për të ruajtur praninë ushtarake në Irak

Për të ruajtur me çdo kusht prezencën e tyre në Irak, Shtetet e Bashkuara aktualisht po transportojnë me  helikopterë komandantët e ISIS në Irak, nga rajonet Al-Tanf dhe Hasake në Siri.

Por ndryshe nga viti 2014 forcat e armatosura të Irakut nuk do ta lejojnë këtë. Kusai al-Anbari, kreu i zyrës së organizatës Badr në Anbar, zbuloi të shtunën në 18 Janar operacionet e reja të helikopterëve amerikanë që synojnë transferimin e një numri elementësh të ISIS nga Siria në luginën Huran të çliruar nga zgjedha e terroristëve pas operacioneve të njohura si "Vullneti për fitoren" të kryera nga Njësitë Irakiane të Mobilizimit Popullor (Hashd al-Shaabi).Ai shtoi: "Pas operacioneve të çminimit, forcat amerikane të pranishme pranë luginës po punojnë për të lehtësuar lëvizjen e elementëve të ISIS për t'i sjellë ata në luginën Huran dhe në shkretëtirën perëndimore duke hapur kalimet rrugore ose përmes operacioneve me helikopterë ”. Në një përpjekje për të trazuar situatën e sigurisë në Irak duke rivendosur ISIS-in, amerikanët fillimisht transferuan komandantët e ISIS me kombësi të huaj, tha ai. Lajmi vjen ndërsa forcat e Hashd al-Shaabit zmbrapsën në mbrëmjen e së shtunës, një sulm të terroristëve të ISIS në rajonin al-Havixha në Kirkuk në Irakun verior, njoftoi agjencia e lajmeve Al-Malooma. Sipas burimeve të informuara, forcat e Hashd al-Shaabit po përgatiten të befasojnë amerikanët. Një eksperti irakian i sigurisë zbulon planin e Uashingtonit për të anashkaluar kërkesën e Parlamentit irakian për të dëbuar trupat amerikane nga Iraku. "Uashingtoni po kërkon të transferojë në Irak një numër komandantësh të ISIS që i ka trajnuar në bazat e tij në al-Tanf dhe Hasake. Në mënyrë që të pengojë vendimin e Parlamentit Irakian i cili votoi për tërheqjen e trupave të huaja, Shtetet e Bashkuara po transferojnë një numër të terroristëve të ISIS që supozohet të fillojnë operacione terroriste në mënyrë që të pretendojnë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Iraku ende përfaqëson një kërcënim të madh për sigurinë botërore, çka mund të justifikojë vazhdimin e pranisë së SHBA dhe të koalicionit të udhëhequr nga Uashingtoni në Irak. " "Por, shton eksperti, përballë këtyre përpjekjeve, forcat irakiane të sigurisë po punojnë për të forcuar praninë e tyre në rajone të ndryshme të vendit, dhe kjo në sfondin e negociatave intensive të qeverisë për blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-400, por edhe për të rënë dakord me Pekinin dhe Moskën për furnizimin me dronë të zbulimit dhe me kamera termike me rreze të gjata për të monitoruar veprimin më të vogël të terroristëve ".

 

Tags

Komente