Janar 19, 2020 21:06 Europe/Tirane
  • Avionët amerikanë fluturojnë mbi bazën ruse në Siri

Të Shtunën 18 Janar, aeroplanët luftarakë amerikanë morën pjesë në një fushatë ajrore që synonin sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në bazën Hmeimim në Siri.

Tre avionë luftarakë amerikanë u shfaqën mbi bazën Hmeimim dhe u përpoqën të bllokonin radarët rusë. Sipas sajtit ushtarak rus Avia.Pro, bëhet fjalë për aeroplanët Boeing P-8A Poseidon, Boeing RC-135W dhe Boeing RC-135U, misioni i të cilëve ishte të mbledhin informacione mbi mënyrën me të cilën funksionojnë radarët rusë në kontekstin e sistemit të mbrojtjes ajrore S- 400. Duke pasur parasysh përfshirjen e dy llojeve të Boeing RC-135 në të njëjtën kohë në këtë operacion, ekspertët konkludojnë se ndërsa njëri nga aeroplanët ushtarak lexonte informacione për funksionimin e radarëve, i dyti mund të përdorte mjete elektronike për të gjetur një kundërpeshë të mundshme ndaj sistemeve të Rusisë S-400. Shtetet e Bashkuara më vonë mund të dërgojnë dronë në bazat ushtarake ruse në Siri për të studiuar performancën dhe funksionimin e S-400.

 

Tags

Komente