Janar 20, 2020 20:03 Europe/Tirane
  • Armë ruse dhe kineze në Irak

Një delegacion parlamentar i përbërë nga përfaqësues të pushteteve ekzekutive dhe legjislative të Irakut së shpejti do të vizitojë Kinën, Rusinë dhe Ukrainën për të përfunduar marrëveshje për blerjen e armëve të sofistikuara.

Badr al-Ziadi, anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Parlamentin e Irakut, tha për gazetën irakiane Al-Sabah se "delegacionet së shpejti do të largohen për në Kinë, Rusi dhe Ukrainë, për të përgatitur marrëveshje importi për sisteme dhe pajisje të sofistikuara për të mbrojtur hapësirën ajrore të Irakut dhe për të plotësuar sistemet moderne të kamerave termike të instaluara në kufijtë e vendit. Disa vende kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të furnizuar armë moderne në Irak në këmbim të naftës. Për më tepër, kjo duket se është mënyra më e mirë për të garantuar mbarëvajtjen e importeve të armëve në drejtim të cilësisë, duke eliminuar çdo ndërmjetës ose ndonjë përpjekje të mundshme për korrupsion. Parlamentari irakian gjithashtu shtoi: "Iraku gaboi duke besuar në paktin e sigurisë me Shtetet e Bashkuara; për shkak të kësaj qasjeje të gabuar, Iraku nuk ka instaluar ende pajisje të sofistikuara ushtarake në kufijtë e tij, megjithë koston e rëndë ekonomike të imponuar vendit si rezultat i këtij pakti. Prandaj irakianët duhet të mbështeten në veten e tyre dhe të kthehen nga Lindja për të pajisur ushtrinë e tyre. " Sipas këtij anëtari të Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit të Irakut, bateritë e sistemeve anti-ajrore S-300 dhe S-400 janë pjesë e pajisjeve ushtarake që Iraku do të importojë. Lajmet vijnë ndërsa analistët politikë paralajmërojnë për komplotin e SHBA për të "nxitur një grusht shteti ushtarak në Irak duke abuzuar me protestat në rrugë në disa pjesë të vendit".

 

Tags

Komente