Janar 21, 2020 15:32 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit të Libanit optimist për formimin e qeverisë në 24 orët e ardhshme

Kryetari i Parlamentit të Libanit është shprehu optimist për formimin dhe prezantimin e kabinetit të ri të qeverisë së këtij vendi në 24 orët e ardhshme.

Nabie Bari, kryetari i Parlamentit dhe lideri partisë politike "Amal", të martën në një intervistë me gazetën "Al-Xhumhurije" të Bejrutit, tha: "Atmosfera për formimin e qeverisë së re teknokrate me 20 ministra nën drejtimin e Hasan Diab, kryeministrit të emëruar, është pozitive dhe nuk ekziston ndonjë pengesë për prezantimin e qeverisë së re gjatë ditës së sotme ose të nesërme".

Nabie Bari shtoi: "Me zgjidhjen e nyjave dhe problemeve për formimin e qeverisë së re që ndodhi në takimin e të hënës në mbrëmje mes disa autoriteteve politike, tani çështjet po shkojnë para në mënyrë të mirë, përveç nëse krijohet ndonjë ngjarje e paparashikuar që mund të shtyjë prezantimin e kabinetit qeveritar".

 

Tags

Komente