Janar 21, 2020 20:59 Europe/Tirane
  • Irak: Trupat amerikane do të largohen nga Iraku deri në fund të vitit 2020

Sipas një anëtari të Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit të Irakut, "vendimi i Parlamentit për dëbimin e forcave amerikane nga vendi është i detyrueshëm për qeverinë".

Ali al-Kanemi, anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit të Irakut, tha të martën në 21 janar se vendimi i Parlamentit për dëbimin e forcave amerikane nga vendi ishte një vendim kombëtar që u mor në përputhje me kushtet aktuale dhe brenda kornizës së interesave kombëtare, sepse prania e ushtarëve amerikanë dhe krimet që ata kishin kryer kundër komandantëve dhe luftëtarëve të Hashd al-Shaabit ishin të papranueshme. "Qeveria ka filluar praktikisht hapat e nevojshëm për t'u përgatitur për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku," tha Ali al-Kanemi, duke shtuar se e gjithë ushtria amerikane do të largohej nga Iraku deri në fund të vitit 2020. Ai përjashtoi mundësinë e një konfrontimi midis forcave amerikane dhe Irakiane, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme se kjo do të rrezikonte ushtarët e saj, të vendosur në disa baza në Irak. Për më tepër, Ministria e Brendshme e Irakut ka mbyllur 900 faqe në internet të lidhura me grupin terrorist ISIS, të cilat po përhapnin lajme helmuese. Gjenerali Zijad Mahareb al-Kejsi, drejtori i departamentit për luftimin e shpifjeve në Irak, theksoi se "përhapja e spekulimeve dhe shpifjes është një nga krimet e rrezikshme që mund të rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e Irakur ”.

 

Tags

Komente