Janar 21, 2020 21:02 Europe/Tirane
  • Eksperti amerikan: Trump po e shtyn Irakun drejt Rusisë dhe Kinës

Ekzistojnë prova se dhuna e atribuar nga mediat kryesore qeverisë së Irakut ishte vepër e gjarpërinjve të Shteteve të Bashkuara, dhe kjo, gjatë protestave popullore që shpërthyen menjëherë pas negociatave të rëndësishme Kinë-Irak, që parashikuan një bashkëpunim të gjerë kinez në rindërtimin e Irakut.

Në të njëjtën kohë, Iraku gjithnjë e më shumë po tundohet të pranojë ofertën ruse për të pajisur mbrojtjen ajrore të Irakut me raketa S-400. Me qasjen e saj të Azisë Perëndimore, Amerika e Trump a nuk po ua lë vendin rusëve dhe kinezëve në Irak, dhe madje në të gjithë rajonin? Një artikull nga Global Research, i nënshkruar F. William Engdahl e studion këtë temë. "Përmes një seri veprimesh gjatë disa muajve të fundit në Irak dhe përtej Lindjes së Mesme, Uashingtoni e ka shtyrë këtë rajon në një kthesë strategjike drejt Kinës dhe Rusisë dhe larg Shteteve të Bashkuara. Nëse zhvillimet vazhdojnë siç janë sot, mund të thuhet se duke u përpjekur të destabilizonin Sirinë dhe duke bllokuar një projekt tubacioni gazi Iran-Irak-Siri (realizimi i të cilit tani do të jetë i sigurt), Shtetet e Bashkuara zbatuan politikën e tokës së djegur. Dhe kjo është ajo që mund t’i quajmë pasoja të paparashikuara. Nëse natyra ka frikë nga një vakum, ashtu ka frikë edhe gjeopolitika. Kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi disa muaj më parë qëllimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria dhe Lindja e Mesme në përgjithësi, Rusia dhe në veçanti Kina, pa bërë shumë zhurmë,  filluan të intensifikojnë kontaktet me shtete të rëndësishme në rajon. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Kinës në projektet e naftës dhe projekte të tjera të infrastrukturës në Irak pasi grupi terrorist ISIS pushtoi rreth një të tretën e territorit të Irakut. Në Shtator 2019, Uashingtoni kërkoi që Iraku të paguante për realizimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës të shkatërruara për shkak të luftës kundër ISIS(…), duke i dhënë qeverisë amerikane gjysmën e të ardhurave të tij nga nafta. Një kërkesë skandaloze e përpunuar me edukatë. Iraku nuk pranoi. Në revansh, kryeministri irakian Adel Abdel Mahdi udhëtoi në Pekin në krye të një delegacioni 55 anëtarësh për të diskutuar kontributin e Kinës në rindërtimin e Irakut. Kjo vizitë nuk kaloi pa u vënë re në Uashington. Edhe para kësaj, marrëdhëniet Irak-Kinë ishin të rëndësishme. Për Abdel Mahdi, udhëtimi për në Pekin ishte një sukses i madh; ai e quajti atë një "bum të madh" në marrëdhëniet bilaterale. Vizita rezultoi në nënshkrimin e tetë memorandume mirëkuptimi në shkallë të gjerë dhe një marrëveshje kornizë financiare, përveç njoftimit të disa projekteve që lejojnë Irakun të bashkohet me nismën kineze të njohur si rruga e re e mëndafshit. Kjo përfshinte pjesëmarrjen kineze në rindërtimin e infrastrukturës irakiane si dhe zhvillimin e fushave të naftës në Irak. Për të dy vendet, ishte një marrëveshje e qartë "fitim-fitore", siç preferojnë të thonë kinezët. Vetëm disa ditë pas negociatave Irakiano-Kineze, demonstratat kundër korrupsionit dhe politikave ekonomike të qeverisë shpërthyen në Irak, të shoqëruara nga thirrjet që Kryeministri të jepte dorëheqjen. Reuters thotë se ka parë snajperë që qëllojnë protestuesit, duke dhënë përshtypjen e represionit të qeverisë, ashtu si bëri CIA në Maidan, [emri i një sheshi në qendër të qytetit] në Kiev në shkurt 2014 ose edhe në Kajro në 2011. Tani ka prova të forta se bisedimet me Kinën dhe kalendari i të ashtuquajturave protesta spontane në tetor 2019 kundër qeverisë së Abdel-Mahdi ishin të lidhura. Dhe nëse ne po kërkojmë hallkën e humbur në zinxhir, është me të vërtetë administrata Trump. Sipas një raporti të Federico Pieraccini, [një analist tjetër në Global Research], Abdel Mahdi mbajti një fjalim në parlament se si amerikanët kishin shkatërruar Irakun. "Ai shtoi se amerikanët tani po refuzonin të përfundonin projektet e infrastrukturës dhe rrjetit elektrik që kishin marrë përsipër, nëse nuk merrnin 50% të të ardhurave nga nafta në Irak; çka e refuzoi Abdel Mahdi ”. Adel Abdel Mahdi shton: "Kjo është arsyeja pse unë bëra një vizitë në Kinë dhe nënshkrova një marrëveshje të rëndësishme, në mënyrë që ata [kinezët] të zëvendësojnë amerikanët në projektet e ndërtimit në Irak. Kur u ktheva, Trump më thirri dhe më kërkonte që të refuzoja këtë marrëveshje. Kur unë refuzova, ai kërcënoi të nisë protesta të mëdha kundër meje që do të përfundonin postin tim si kryeministër. Demonstrata të mëdha kundër meje janë materializuar, ndërsa Trump më thirri përsëri, duke kërcënuar se nëse nuk veproja sipas kërkesave të tij, ai do të urdhëronte snajperë nga Marina e SHBA për të sulmuar protestuesit dhe personelin e sigurisë nga ndërtesat e larta, për të më bërë presion. Unë refuzova përsëri dhe dhashë dorëheqjen. Deri më sot, amerikanët ende insistojnë që të anulojmë marrëveshjen tonë me kinezët. " Një gjë është e qartë. Pekini po eksploron perspektivat e tij, së bashku me Rusinë, për të zëvendësuar dominimin e politikës irakiane që Uashingtoni e ka gëzuar që nga okupimi i Irakut në vitin 2003.

 

Tags

Komente