Janar 22, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Martirizohen 3 palestinezë në një sulm të forcave sioniste

3 të rinj palestinezë janë martirizuar pas një sulmi të forcave sioniste në Gaza.

Forcat ushtarake të regjimit sionist dje kanë martirizuar me armë zjarri një të ri palestinez duke pretenduar se i riu po përpiqej të kalonte kufirin e Gazës. Ushtria e regjimit sionist për të sulmuar dhe martirizuar palestinezët përdor pretekste të ndryshme si përpjekja për kalimin e kufirit, përpjekja për futjen në Izrael dhe sulmet ndaj ushtarakëve izraelitë. Asambleja kombëtare e familjeve të martirëve palestinezë ka bërë të ditur se në vitin 2019 forcat e regjimit sionist kanë martirizuar të paktën 149 palestinezë në rripin e Gazës, rajonin BPLJ dhe Kodsin e ushtuar prej të cilëve 33 kanë qenë fëmijë. Rripi i gazës mbahet i rrethuar nga regjimi sionist që nga viti 2006, gjë e cila ka përkeqësuar tej mase jetesën e banorëve të këtij rajoni.

Tags

Komente