Janar 22, 2020 15:36 Europe/Tirane
  • Hasan Diab dorëzon listën e anëtarëve të qeverisë së re të Libanit  pranë Mishel Aun

Hasan Diab, kryeministri i ri i Libanit, të martën në mbrëmje i ka dorëzuar listën me emra të anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar Mishel Aun, presidentit të Libanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Diab gjatë një ceremonie speciale në pallatin presidencial të Libanit në prani të kryetarit të Parlamentit, i ka dorëzuar Mishel Aun listën e anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar për të marrë konfirmimin e presidencës.

Në kabinetin e ri qeveritar të Libanit thuhet se numri i ministrive është reduktuar në 20. Qeveria e kaluar e Libanit kishte 30 ministri. Sipas mediave libaneze, emrat e ministrave të ri do të publikohen pas më vonë.

 

Tags

Komente