Janar 22, 2020 16:09 Europe/Tirane
  • Ankara: Turqia nuk dërgon as forca dhe as armë në Libi

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë deklaroi se në bazë të marrëveshjes së konferencës së Berlinit, Ankaraja nuk do të dërgojë as forca ushtarake dhe as armatime në Libi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mevlyt Çavushogli, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të mërkurën duke konfirmuar këtë lajm, gjithashtu ka kërkua nga Khalifa Haftar, komandantin e forcave të ashtuquajtura "Ushtria Kombëtare e Libisë", që t'i zbatojë zotimet për zgjidhjen politike të këtij konflikti politik në Libi dhe të marrë masa serioze për qetësimin e situatës në këtë vend.

Këto deklarata të Çavushoglut janë bërë në kohën kur Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, më parë ka deklaruar se Ankaraja dërgon forca ushtarake në Libi.

Konferenca e Berlinit në lidhje me Libinë është zhvilluar ditën e diele me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 12 vendeve dhe 4 organizatave ndërkombëtare dhe rajonale në kryeqytetin e Gjermanisë dhe në këtë konferencë është rënë dakord që të mos bëhet kurrfarë mbështetje ndaj palëve të përfshira në luftën në Libi.

 

Tags

Komente