Janar 22, 2020 16:33 Europe/Tirane
  • Kryeministri i ri i Libanit thekson zbatimin e reformave dhe tejkalimin e krizës aktuale

Kryeministri i ri i Libanit ka njoftuar për zbatimin e reformave dhe tejkalimin e krizës aktuale në këtë vend me fillimin e punës së qeverisë së tij.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Diab, kryeministri i ri i Libanit, pas prezantimit të anëtarëve të kabinetit qeveritar të këtij vendi, deklaroi: "Qeveria do ta vendos në programin e saj punuar reformimin e ligjit të zgjedhjeve i cili kërkohet nga të gjitha partitë dhe subjektet politike. Vendi ndodhet në rrethana të veçanta, por gjithashtu ka talente, mundësi dhe pasuri të shumta që me mbështetjen e qeverisë dhe duke shfrytëzuar mjetet e ligjshme, do të kalojë kushtet e krizës aktuale. Qeveria e nuk do të ndikohet nga zhvillimet dhe konfliktet rajonale për kurimin e problemeve ekonomike dhe jetësore të qytetarëve, do të formojë komitete speciale të punës".

Kryeministri i Libanit gjithashtu duke theksuar se stabiliteti dhe siguria e vendit qëndron në krye të prioriteteve të qeverisë së re, shtoi: "Tani është koha e përpjekjes dhe punës".

 

Tags

Komente