Janar 22, 2020 19:16 Europe/Tirane
  • Trump dhe Berham Saleh flasin për të ardhmen e trupave amerikane në Irak

Televizioni shtetëror i Irakut njoftoi se Presidenti i SHBA Donald Trump diskutoi me Presidentin e Irakut Barham Saleh, në një takim që u mbajt të mërkurën në margjinat e Forumit të 50-të vjetor Ekonomik Botëror në qytetin Davos të Zvicrës.

Disa media irakiane raportuan se Trump tha në takim se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre  ushtarak me Irakun si më parë. Trump gjithashtu ka pretenduar se numri i trupave amerikane në Irak ka rënë në 5,000. Trump duke iu përgjigjur kërkesës së Irakut për largimin e trupave amerikane nga ky vend, u mjaftua duke thënë "le të shohim se çfarë do të bëjmë" dhe shtoi: "Ne kemi shumë gjëra për të diskutuar". Ndërkohë Iraku po përgatitet për "të Premten e madhe". Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut i kanë bërë thirrje popullit irakian që të tubohet të premten për të kërkuar largimin e forcave amerikane nga Iraku. "Merrni pjesë masivisht në demonstratat e së Premtes për të përcjellë në botë mesazhin e Irakut të Madh. Mesazhi juaj do të jetë: Ne kundërshtojmë poshtërimin, nënshtrimin dhe agresionin ", thuhej në një deklaratë të Hashd al-Shaabit të publikuar të mërkurën. "Forcat e Rezistencës duhet të jenë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse Shtetet e Bashkuara insistojnë të kundërshtojnë vullnetin politik të popullit irakian të votuar nga Parlamenti", shton deklarata.

 

Tags

Komente