Janar 23, 2020 16:10 Europe/Tirane
  • Barham Saleh: Shkaku i kërkesës për largimin e forcave të huaja, është mosrespektimi i sovranitetit të Irakut

Presidenti i Irakut deklaroi se kërkesat për largimin e forcave të huaja dhe të Amerikës nga Iraku, janë reagim ndaj mosrespektimit të sovranitetit të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Barham Saleh, presidenti i Irakut, në forumin botëror të ekonomisë në Davosa të Zvicrës, shpjegoi rëndësinë dhe rolin e Irakut në rajonin e Azisë Perëndimore dhe tha: “Respektimi i sovranitetit kombëtar të Irakut është çështjeje e prerë dhe jetike në krijimin e qetësisë dhe paqes në këtë rajon të rëndësishëm dhe strategjik. Plani i miratuar së fundi në Parlamentin e Irakut për largimin e forcave amerikane është kërkesë e të gjithë popullit të Irakut”.

Barham Saleh në vazhdim tha: “Zgjedhjet e parakohshme janë një rast i përshtatshëm për t’i dhënë fund krizës politike në Irak.

 

Tags

Komente