Janar 23, 2020 18:07 Europe/Tirane
  • Autobomba vret disa ushtarë turq në veri të Sirisë

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën kur një shpërthim i shkaktuar nga një autobombë goditi një fshat verior sirian që kontrollohet nga forcat ushtarake turke dhe militantët e tyre aleatë, pas një sulmi ndërkufitar kundër militantëve të Njësive të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG).

Burime lokale, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë SANA se një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu pranë fshatit Hamam al-Turkman, i cili shtrihet në rrethin Tal Abiad të provincës veriore të Sirisë, Raka, të enjten, duke lënë të vdekur një numër ushtarësh turq dhe militantëve të tyre sirianë. Burimet shtuan se ambulancat turke nxituan në vendin e shpërthimit, dhe transportuan kufomat e të vdekurve, si dhe të plagosurit në Turqi. Javën e kaluar, një shpërthim me autobombë shënjestroi selinë e grupit militant të mbështetur nga Turqia dhe të ashtuquajtur Ahrar al-Sharkija (Njerëzit e Lirë të Lindjes) në qytetin verior të Sirisë Suluk në rajonin kufitar Tal Abiad të kontrolluar nga Turqia. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha në atë kohë që shtatë militantë takfiristë dhe tre ushtarë turq u vranë në shpërthim.

 

Tags

Komente