Janar 23, 2020 20:17 Europe/Tirane
  • SHBA nuk ka vend në Irak

Duke kujtuar se nesër do të ketë protesta masive në të gjithë Irakun, koalicioni irakian al-Fath ka refuzuar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në bazat amerikane në tokën irakiane.

Duke njoftuar dështimin e planeve të Uashingtonit për të imponuar praninë e tij në Irak, një anëtar i koalicionit al-Fath tha se mitingu masiv i planifikuar për të Premten, 24 Janar, kundër pranisë së SHBA në tokën irakiane përbën një referendum që do t'i japë fund okupimit. "Asgjë nuk mund të thyejë vullnetin e popullit Irakian. Demonstrimi masiv përbën një referendum mbi praninë e Shteteve të Bashkuara në Irak. Pjesëmarrja masive e popullit irakian në protestat e nesërme do të pasqyrojë vendosmërinë e irakianëve për t'i dhënë fund prezencës së huaj në vend. Nëse gjithçka shkon sipas planit, në çdo provincë irakiane, miliona demonstrues do të dalin në rrugë për të kërkuar fundin e pranisë amerikane", tha këtë të enjte, 23 janar, Mohamed al-Baldavi, anëtar i koalicionit al-Fath, i cituar nga agjencia irakiane e lajmeve Al-Malooma. "Shtetet e Bashkuara do të dështojnë në planin e tyre për të qëndruar në Irak, ashtu si ato nuk kanë arritur të parandalojnë që Parlamenti irakian të ratifikojë ligjin për tërheqjen e  forcave të huaja nga Iraku," tha anëtari i koalicionit al-Fath. Pas vrasjes së Gjeneralit iranian Kasem Soleimani dhe nënkryetarit të Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Mohandes, Parlamenti i Irakut miratoi planin për dëbimin e trupave amerikane nga Iraku. Më pas, qeveria e Irakut ka theksuar vazhdimisht tek autoritetet amerikane nevojën për zbatimin e këtij plani.

 

Tags

Komente