Janar 24, 2020 14:32 Europe/Tirane
  • Griffths bisedon me sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Ansarulla dhe kryetarin e Këshillit të Lartë Politik të Jemenit

Martin Griffiths, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Jemenit, ka zhvilluar takime të veçanta me Abdulmalik Badrudin Al-Huthi, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah dhe me Mahdi Al-Mashat, kryetari e Këshillit të Lartë Politik të Jemenit në Sana.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Griffiths dhe Abdulmalek Al-Huthi në këtë takim kanë biseduar në lidhje me problemet humanitare sidomos në lidhje me vonesën e koalicionit agresor saudit në zbatimin e zotimeve të veta në çështjen e shkëmbimit të robërve të luftës dhe për pengesat që po krijojnë shtetet anëtare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në procesin e përpjekjeve për vendosjen e paqes në Jemen.

Në takimin e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kryetarit të Këshillit të Lartë Politik të Jemenit gjithashtu është biseduar në lidhje me shkakun e vonesës së madh në zbatimin e shumë hapave të cilat i ka premtuar OKB siç është hapja e aeroportit të Sanas.

Al-Mashat në këtë takim theksuar se shtimi i operacioneve armiqësore të mercenarëve të koalicionit agresor saudit në rajone të ndryshme të Jemenit, po dëmton iniciativën për vendosjen e paqes në këtë vend.

 

Tags

Komente